Ambasadori kinez në SHBA paralajmëron konflikt të mundshëm ushtarak mes dy vendeve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori i Kinës në Shtetet e Bashkuara ka thënë se këto dy shtete mund të përballen me një konflikt ushtarak për të ardhmen e Tajvanit.

“Çështja e Tajvanit është kutia më e madhe e barutit mes Kinës e Shteteve të Bashkuara”, i tha ambasadori Qing Gang Radios Publike Kombëtare.

“Nëse autoritetet tajvaneze, të trimëruara nga Shtetet e Bashkuara, e vazhdojnë rrugën për pavarësi, kjo sipas të gjitha gjasave do t’i përfshijë Kinën dhe Shtetet e Bashkuara, dy shtetet e mëdha, në konflikt ushtarak”, shtoi diplomati kinez.

Analistët thonë se, ndonëse paralajmërimi i ambasadorit kinez ndaj Uashingtonit është i pazakontë, ai gjithashtu në intervistë theksoi se lidhjet dypalëshe e përbëjnë “marrëdhënien më të rëndësishëm të Kinës”, shkruan The Guardian, përcjell Gazeta Express.

Pekini e ka shtuar presionin ndaj ishullit me qeverisje demokratike viteve të fundit. Në tetor të vitit të kaluar, presidenti kinez, Xi Jinping, u zotua se do ta bëjë “ribashkimin” me Tajvanin me metoda paqësore.

Megjithatë, të dielën, forcat ajrore kineze dërguan 30 aeroplanë luftarakë në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit. Kjo ishte shifra më e madhe e aeroplanëve kinezë në atë zonë nga tetori i vitit të kaluar.

Në anën tjetër, Shtetet e Bashkuara dhe disa nga aleatët e tyre në muajt e fundit e kanë përkrahur “pjesëmarrjen kuptimplote të Tajvanit në sistemin e OKB-së”. Kjo përkrahje e ka zemëruar Kinën. Raportohet se komisioni i kuvendit britanik për punë të jashtme planifikon ta vizitojë Tajvanin muajin e ardhshëm.

Share This Article