Johnson e telefonon Putinin për një zgjidhje diplomatike lidhur me Ukrainën

albnews
By
1 Min Read

Boris Johnson do të telefonojë presidentin rus Vladimir Putin dhe do të vizitojë Evropën Lindore në ditët në vijim, ndërsa Mbretëria e Bashkuar rrit përpjekjet e saj diplomatike për të zgjidhur krizën kufitare me Ukrainën.

Kryeministri Johnson ka thënë se Britania e Madhe mund të vendosë trupa për të mbrojtur aleatët e NATO-s nëse Rusia pushton Ukrainën.

Nga kryeministria kanë thënë se Johnsoni do të përpiqet ta bindë Rusinë që të tërhiqet, raporton BBC.

Rusia, e cila ka mohuar se planifikon të pushtojë Ukrainën, ka vendosur rreth 100,000 trupa, tanke, artileri dhe raketa pranë kufirit të Ukrainës.

Është hera e parë që nga Lufta e Dytë Botërore që Rusia ka lëvizur trupa nga lindja e vendit në kufirin me Ukrainën.

Share This Article