Ambasadorja amerikane në Britani të Madhe, ka thënë për Sky News se Rusia nuk do të ndalet nëse fiton luftën në Ukrainë. Duke folur me prezantuesen e Sky News, Kay Burley nga rezidenca e saj në pjesën qendrore të Londrës, Jane Hartley theksoi se “është optimiste” se Shtetet e Bashkuara do të ndajnë më shumë fonde për Ukrainë, por pranoi se “kushdo që mendon se Rusia do të ndalet pas kësaj, e gabim”.
“Kam qenë ambasadore në Francë dhe Monako në vitin 2014, e kam parë se çfarë ka ndodhur në Krime. Duhet ta mbështesnim Ukrainën”, shtoi ambasadorja amerikane në Britani të Madhe.
Hartley shtoi se “këto janë ditë të vështira”, pasi që Burley e pyeti nëse ka ndjerë ndonjë atmosferë “pothuajse të krahasueshme” me atë që është parë për herë të fundit para Luftës së Dytë Botërore. “Po bëjmë gjithçka që po mundemi që të sigurohemi që Ukraina të jetë akoma një demokraci e fuqishme dhe që Rusia ta humb këtë luftë”, tha për fund ambasadorja amerikane.