Amir Rrahmani i plotë në fitoren e Napolit

albnews
By
1 Min Read

Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, ka kompletuar edhe një ndeshje tjetër për Napolin. Të dielën në mbrëmje, mbrojtësi kosovar luajti për 90 minuta në fitoren e Napolit kundër Bolognes me rezultat 2:1.

Dy golat e Lorenzo Insignes (8’, 76) dhe një i Victor Osimheni (65) ia siguruan tri pikë ekipit të trajnerit Gennaro Gattusos.

Golin e vetëm për ekipin e Bolognes e shënoi Roberto Soriano në minutën e 65-të.

Te Napoli luajti edhe Elseid Hysaj, i cili hyrë në lojë në minutën e 22-të, pasi u lëndua Faouzi Ghoulam.

Pas 25 ndeshjeve të zhvilluara, Napoli zë vendin e gjashtë me 47 pikë, kurse Bologna është e 12-ta me 28 pikë.

Share This Article