Amnistia e Ramës/ Daily Mail: Shqipëria do bëhet parajsë e pastrimit të parave të bandave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gazeta më e madhe britanike, Daily Mail, shkruan se Shqipëria do të bëhet parajsë e pastrimit të parave të bandave kriminale, pasi qeveria shqiptare synon të miratojë një amnisti fiskale.

Gazetari Tom Kelly shkruan se me këtë ligj, Shqipëria do bëhet një parajsë për baronët e drogës në Britaninë e Madhe.

Sipas saj, amnistia fiskale dhe kriminale e qeverisë do i lejojë gjithkujt që të deklarojë asete deri në 2 milionë euro, pa pasur nevojë të zbulojë origjinën e parave.

Gazeta thekson se këto para do u lejojnë kriminelëve që të investojnë në perandoritë e pronave.

“Ky lajm vjen në kohën kur një investigim i Daily Mail ka zbuluar se baronët e drogës që operojnë në Britani, kanë pastruar shuma të mëdha parash në vila luksoze, apartamente, ferma, palestra, lokale dhe pika karburantesh në Shqipëri,” shkruan gazeta.

Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani, e njohur si FBI e këtij vendi, ka paralajmëruar se shuma të mëdha parash po largohen nga Britania drejt Shqipërisë në pesë vitet e fundit, pasi bandat shqiptare të krimit po dërgojnë paratë në shtëpi.

Share This Article