ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Përfundojnë vizitën në Britani, Donald dhe Melania Trump nisen drejt SHBA-së 12 hours ago
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer 17 hours ago
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste 17 hours ago
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin 17 hours ago
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër 17 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Analistët në Kosovë e Serbi mendojnë se kritikat nga ambasadori Christopher Hill janë shtytje për marrëveshje

albnews by albnews
24 August, 2022
in Kosova
0
Analistët në Kosovë e Serbi mendojnë se kritikat nga ambasadori Christopher Hill janë shtytje për marrëveshje
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kritikat se ambasadorit të SHBA-së në Serbi Christopher Hill, se Kosova nuk ka qenë konstruktive në takimin e fundit me Serbinë, analistët shqiptarë e serbë po i shohin si strategji të shmanget dhuna e të nxiten palët për marrëveshje

“Të them të drejtën, pala serbe veproi mirë. Fatkeqësisht, disa prej të tjerëve nuk ishin të përgatitur për të folur për specifika”.

RelatedPosts

Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

Zbulohet arsenal ushtarak në veri të Kosovës, dyshohet se i përkasin një personi që kërkohet për sulmin në Banjskë

Peshkaqeni’ dënohet me 13 vite burg për 10 ton kokainë, Princ Dobroshi do paguajë edhe 8 milionë euro gjobë

Kjo deklaratë e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, e bërë pas një takimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, u komentua gjerësisht në opinion, por njohës të zhvillimeve politike, thonë se ajo i referohet vetëm një çështjeje të caktuar.

Dhe kjo, sipas Agon Maliqit,  ka të bëjë vetëm me atë që insiston më së shumti Serbia, Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Pritshmëria e SHBA-së është që ndërkohë që e mbështesin Kosovën për shtrirjen e sovraniteti në veri, Kosova të tregojë gatishmëri që të flas për çështjet që kanë të bëjnë me komunitetin serb në Kosovë dhe këtu bëhet fjalë edhe për asociacionin”, ka thënë Maliqi.

Deklarata thumbuese për Qeverinë Kurti sipas Maliqit tash mund të dëgjojmë më shpesh nga Ambasadori Hill.

“Vërejtja që i drejtohet Kosovës mendoj që SHBA e ka gjetur kanalin edhe kjo është një vërejtje të cilën administrata e ka ndaj Kosovës. Ndoshta është për ta që këtë ta thotë z. Hill sesa ta thotë z.Hovenier apo edhe Escobar të cilët kanë raporte pune me Qeverinë dhe kryeministrin Kurti”, ka shtuar ai.

Megjithatë qëllim tjetër i SHBA-së, sipas tij është edhe afrimi i Serbisë me Perëndimin.

Me këtë konstatim pajtohen edhe analisti serb, Ognjen Gogiq i cili shton se SHBA po dëshiron ta shmangë dhunën dhe përfshirjen e Rusisë.

“Hill nuk mendoj se po e kritikon palën kosovare por ai po tenton të tingëllojë më shumë si balansues. Përderisa po e mbajnë Serbinë të hapur për kompromis ata po mundohen që të kenë lëshime apo ndonjë konsensus nga Kosova. Ne duhet ta kuptojmë se për amerikanët prioritet është që të shmangin çfarëdo situate që del nga kontrolli…Para së gjithash amerikanët po dëshirojnë ta parandalojnë dhunën sepse ata frikësohen se Rusia mund të infiltrohet”, ka theksuar Gogiq.

Gogiq pjesë e shoqërisë civile në Mitrovicën Veriore vlerëson se Serbia është treguar konstruktive në takimin e fundit, dhe po vazhdon të nxitet nga Christopher Hill.

Ndërkohë kryeministri Albin Kurti e ka quajtur të pavërtetë deklaratën e Ambasadorit se pala kosovare nuk ka qenë konstruktive në takimi me palën serbe./RTV Dukagjini/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Përfundojnë vizitën në Britani, Donald dhe Melania Trump nisen drejt SHBA-së

Përfundojnë vizitën në Britani, Donald dhe Melania Trump nisen drejt SHBA-së

18 September, 2025
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

18 September, 2025
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

18 September, 2025
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result