Sulmet ndaj forcave turke në Siri, Thaçi: Kosova rreshtohet me aleatët e saj të NATO-s

albnews
By
1 Min Read

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se Kosova rreshtohet me aleatët e saj të NATO-s, në dënimin e sulmeve ajrore ndaj ushtarëve turq nga regjimi sirian dhe Rusia.

“Kosova rreshtohet me aleatët e saj të NATO-s në dënimin e sulmeve ajrore ndaj ushtarëve turq pranë Idlibit, nga regjimi sirian dhe Rusia. Ne i bëjmë thirrje Sirisë dhe Rusisë që t’i ndalin menjëherë sulmet dhe të lejojnë qasjen humanitare në zonë”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Share This Article