Reali i Madridit përballë Manchester Cityt, për herë të tretë radhazi në Champions League. Dy çerekfinale të forta dhe spektakolare, për të cilat foli edhe Carlo Ancelotti.
“Nuk na intereson të luajmë ndeshjen e kthimit në Angli. Ata janë një kundërshtar i rrezikshëm, por nuk mund të pretendosh të kundërtën në çerekfinaleJam i idesë se nëse tenton të fitosh këtë kompeticion, atëherë të duhet të mposhtësh kundërshtarët më të fortë. Por nuk shoh favoritë në këtë çift.
City mund të jetë më mirë se ne, por një gjë të tillë duhet ta tregojë në fushë. Duhet t’i thyejmë nëse duam të fitojmë trofeun”, u shpreh tekniku i Realit.
Tifozët presin hakmarrje për eliminimin në gjysmëfinale gjatë sezonit të kaluar, por ndryshe mendon italiani.
Çerekfinalja e parë do të luhet në Bernabeu (9 prill), teksa sfida e kthimit do të zhvillohet në Etihad (16).
Skuadra që kualifikohet do të gjejë në raundin gjysmëfinal fituesin e çiftit Arsenal-Bayern Munich.