Maqedonia shënon fitore, zë vendin e dytë

albnews
By
1 Min Read

Futbollisti shqiptar, Ezgjan Alioski ka shënuar gol për të ndihmuar fitoren e thellë të Maqedonisë së Veriut ndaj Lihtenshtajnit.

Ndeshja në Lihtenshtajn përfundoi 4:0 në të mirë të Maqedonisë V.

Me këtë fitore Maqedonia V. doli në vendin e dytë në grupin J me 12 pikë, sa i ka edhe Armenia në vend të tretë.

Lihtenshtajni është i fundit me 1 pikë.

Alioski realizoi penallti në minutën e 66-të për 2:0.

Startoi edhe Arijan Ademi.

Share This Article