Anglia do heqë masat anticovid, Johnson

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
epa08762242 A woman wearing a face mask carries shopping in Dublin City, Ireland, 21 October 2020. The Irish government has announced level 5 restrictions for the whole country from 22 October 2020, which will see all unessential retail shops, restaurants, and bars close for six weeks. Cases of COVID-19 have been rising in Ireland for the past number of weeks. EPA/AIDAN CRAWLEY

Anglia pritet të lehtësojë ose heqë rregullat anticovid që aplikon prej 16 muajsh, duke qenë e sigurt te vaksinimi i popullsisë.

Kryeministri Boris Johnson tha se masave do u vijë fund më 19 korrik.

Nuk do ketë më kufij për pjesëmarrjet në martesa apo funerale, në bar-restorante, në klubet e natës, për vizitorët familjarë dhe autoritetet lokale nuk do të kenë më kompetencën t’i detyrojnë masat.

Për shkollat, udhëtimet dhe vetizolimin për ata që janë vaksinuar dhe kanë pasur kontakte me persona të infektuar, do të vendoset së shpejti.

“Nuk do duhet më që qeveria të udhëzojë njerëzit të punojnë nga shtëpia. Nuk do të kërkohet një certifikatë kovidi në asnjë event, megjithëse kjo do u takojë bizneseve,” tha Johnson

Rreth 86 për qind e të rriturve në Britani kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës antikovid, dhe 63 për qind janë imunizuar plotësisht.

Vendi pritej të hiqte kufizimet që muajin e kaluar por përhapja e variantit Delta të koronavirusit e shtyu vendimin dhe kryeministri Xhonson pranoi se rastet pozitive do të shtohen gjatë muajit, e bashkë me to edhe bilanci i vdekjeve.

“Megjithatë, nëse nuk veprojmë tani me heqjen e masave, kur kemi bërë kaq shumë me vaksinat, rrezikojmë hapjen e vendit në një kohë më të vështirë, kur virusi është në avantazh, në muajt e ftohtë ose ta shtyjmë për vitin tjetër,” tha Johnson.

Të hënën, Britania raportoi mbi 27 mijë raste të reja infeksioni me kovidin-19, ndërkohë që vendi kryeson në Europë për bilancin tragjik me 128 mijë jetë të humbura.

Share This Article