Anglia nuk ka treguar aspak mëshirë ndaj Maqedonisë së Veriut në ndeshjen eliminatore për Kampionatin Europian, e cila u zhvillua këtë të hënë. Kombëtarja e “Tre Luanëve” shënoi 7 herë në portën e Maqedonisë së Veriut, duke e dominuar totalisht ndeshjen.
Seria e golave u hap nga Harry Kane në minutën e 29, ndërsa deri në fundin e pjesës së parë, Saka dhe Rashford realizuan edhe dy gola të tjerë. Megjithatë, furia angleze nuk u ndal as në pjesën e dytë, ku realizuan edhe 4 herë të tjera. Saka shënoi dy gola të shpejtë, Phillips shënoi golin e 6, ndërsa Kanë e vulosi ndeshjen në 7-0 teksa ktheu në gol një 11-metërsh.
Me këtë fitore, Anglia mban vendin e parë me 12 pikë, ndërsa ndiqet nga Ukraina me 6 pikë, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Italia kanë nga 3 pikë.