Anija iu mbyt në det, peshkatarët luftojnë peshkaqenët me grushte

albnews
By
1 Min Read

Tre peshkatarët janë ndeshur me peshkaqenët, pasi anija e tyre u mbyt në Gjirin e Meksikës.

Roja Bregdetare Amerikane u vu në kërkim të tyre pasi u njoftua se tre persona nuk ishin kthyer nga dita e tyre e punës.

Operacioni dramatik i shpëtimit ndodhi pas pothuajse 24 orësh dhe Roja Bregdetare bëri me dije se peshkatarët, që kishin kaluar shumë kohë në ujë, kishin luftuar me peshkaqenët, duke i goditur me grushte në mënyrë që të largoheshin.

Ata u shpëtuan me helikopter dhe u dërguan në spital, por Roja Bregdetare nuk saktësoi nëse plagët e tyre ishin kafshuar nga kafshimet e peshkaqenit apo ndonjë shkak tjetër.

Share This Article