Anketa, Konservatorët do të fitojnë bindshëm në Britani

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bazuar në të dhënat e marra nga anketa më e re për zgjedhjet e përgjithshme në Britani të Madhe, Partia Konservatore është në epërsi prej 19 për qind të votave ndaj rivales kryesore, Partisë Laburiste.

Ky lajm erdhi në kohën kur kryetari i partisë në pushtet, Boris Johnson, do ta publikojë programin dhe pikat kryesore të planit qeverisës. Ky moment është vlerësuar nga deputetët konservatorë si më i rrezikshmi gjatë fushatës zgjedhore.

Partia Konservatore tash për tash e gëzon përkrahjen e 47 për qind të votuesve, Partia Laburiste mbështetet nga 28 për qind e votuesve, ndërsa Partia Liberaldemokrate vetëm 12 për qind. Rënie të madhe ka pësuar Partia e Brexit-it, e cila tashmë përkrahet nga vetëm 3 për qind e votuesve të mundshëm.

Rezultatet e anketës së re dëshmojnë se java e parë e debateve televizive mes liderëve partiakë nuk pati ndikim të menjëhershëm në garë.

Javën e kaluar, Partia Konservatore kishte epërsi prej 16 për qind të votave kundrejt Partisë Laburiste, 3 për qind më pak se tani.

Partia Konservatore gjatë kësaj fushate është zotuar se do t’i japë fund procesit të Brexit-it deri më 31 janar të vitit të ardhshëm, kur është afati i fundit i caktuar nga Bashkimi Evropian, shkruan “The Guardian”.

Share This Article