Britania: Pushtimi i Ukrainës “një aventurë e rrezikshme” për Putinin

albnews
By
1 Min Read

Dominic Raab është një politikan britanik që shërben si zëvendëskryeministër i Mbretërisë së Bashkuar, Sekretar Shteti për Drejtësinë, i cili në një intervistë për pushtimin e Ukrainës, nga ana e Rusisë, ka thënë se nuk ka qenë si “shëtitje në park”.

Raab ka folur për Sky News këtë mëngjes, përderisa pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë ka hyrë në ditën e gjashtë, përcjell lajmi.net

Ai përsëriti qëndrimin e mëhershëm të  Boris Johnson, i cili ishte se misioni i Vladimir Putinit në Ukrainë “duhet të dështoj“.

Diplomati britanik shtoi se: “Këto shumë veprime po dalin një “aventurë e rrezikshme” për Putinin, më shumë se sa kishte menduar ai.

Ai vazhdoi duke thënë se: “ Ne e kemi bërë shumë të qartë se të gjithë ata që marrin pjesë në krime lufte, duhet ta paguajnë.”

Share This Article