I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Tump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi, Richard Grenell ka reaguar lidhur me vendimin e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti për tu kthyer në Kosovë.
Kështu Hoti nuk do të marrë pjesë në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa Grenell shkruan se e mirëkupton vendimin e Hotit.
“Faleminderit, Kryeministri Hoti. Ne e kuptojmë vendimin tuaj dhe mezi presim të ri-caktojmë takimin së shpejti.” shkruan Grenell.
“Për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë si rezultat i aktakuzës të paraqitur nga Prokuroria e Specializuar, unë duhet të kthehem në vendin tim për t’u marrë me situatën. E njoftova Ambasadorin Grenell se nuk mund të merrja pjesë në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë.” shkruan Hoti.