Anulohet festivali i birrës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Festivali i njohur i birrës, Oktoberfest, nuk do të mbahet këtë vit në Gjermani, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Landi gjerman i Bavarisë njoftoi të martën se ngjarja është anuluar.  Oktoberfest do të duhej të mbahej nga data 19 shtator deri më 4 tetor.
Zakonisht, atë e vizitojnë rreth 6 milionë njerëz. Anulimi pritet t’i japë një goditje të madhe ekonomisë së Mynihut – qytetit ku organizohet festivali.

Reuters thotë se festivali gjeneron më shumë se 1 miliard euro për Mynhun çdo vit.
Gjermania ka nisur të lehtësojë disa masa kundër koronavirusit, por ka thënë se distancimi fizik do të mbetet në fuqi.

Share This Article