Kryeministri në Largim, Ramush Haradinaj e ka uruar Arba Kokalarin, shqiptaren e parë që u zgjodh sot zëvendëspresidente e Parlamentit Evropian për grupin më të madh parlamentar të Partive Popullore (EPP).
Postimi i Haradinajt në Facebook:
Urime të përzemërta për Arba Kokalarin, shqiptaren e parë që u zgjodh sot Zëvendës-Presidente e Parlamentit Europian për grupin më të madh parlamentar të Partive Popullore (EPP).
Nuk ka nder e mburrje më të madhe për Kosovën sesa përjetimi i arritjeve kulmore e meritore të brezit të ri të shqiptarëve në botë.
Të priftë e mbara, Arba!