Armando Broja vazhdon të shënoj në Premier League, feston me shqiponjë golin ndaj Burnleyt

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja ka vazhduar përsëri me gola në Ligën Premier me skuadrën e tij, Southampton.

Southampton ka arritur të rikthehet në ndeshjen ndaj Burnley, duke shënuar dy gola pas disavantazhit 0-1 në ndeshjen e javës së nëntë në Ligën Premier.

Ekipi nga St Marys arriti të barazoj në pjesën e parë me anë të Valentino Livramento (42’) për 1-1, ndërsa në pjesën e dytë shpejt gjeti golin e epërsisë.

Kësaj radhe ishte sulmuesi shqiptar, Armando Broja, i cili po vazhdon shkëlqimin e çmendur në Ligën Premier.

Pasi shënoi javën e fundit dhe ia solli fitoren 1-0 ndaj Leeds Unitedit, sulmuesi shqiptar po tregohet vendimtar edhe në ndeshjen ndaj Burnley.

Broja ishte i saktë duke shënuar gol të bukur në minutën e 50-të për 2-1 pas asistimit të Ibrahima Diallo.

Festa e shqiptarit ishte e veçantë, pasi festoi duke bërë simbolin e shqiponjës me duar.

Share This Article