Vuçiç ‘i vetmuar’ në samitin në Spanjë, shikon nga larg bisedën e Osmanit me Scholz dhe Micotaqis

albnews
By
1 Min Read

Në pamje të publikuara nga samiti në Granada të Spanjës, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka tërhequr vëmendje teksa qëndron “i vetmuar” dhe shikon nga larg udhëheqësit evropianë.

Foto e ka kapur ndërsa këta të fundit janë duke diskutuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, si dhe kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, para se të nisë mbledhja e Samitit.

Më larg tyre është vënë re presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, i cili ka vështruar takimin.

Share This Article