Armë bërthamore në Bjellorusi, Moska: Po veprojmë si SHBA, nuk shkelim ujditë ndërkombëtare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rusia do të stacionojë armë taktike bërthamore në Bjellorusinë fqinje. Lajmi e bëri të ditur presidenti rus Vladimir Putin, i cili e krahasoi këtë lëvizje me pozicionimin e armëve amerikanë në Evropë, dhe tha se ajo nuk do të përbënte shkelje të traktateve mbi armët bërthamore.

“Moska nuk do t’ia kalojë kontrollin e arsenalit të saj Minskut”, theksoi Putin…

Kjo do të jetë hera e parë që prej mesit të viteve 90-të, që Moska do të stacionojë armë bërthamore jashtë vendit. Por shtetet e bashkuara nuk mendojnë se Rusia po përgatitej t’i përdorte armët.

“Nuk shohim ndonjë arsye për të ndryshuar qëndrimin tonë strategjik bërthamor”, ishte deklarata e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Uashingtoni theksoi se mbetej i përkushtuar ndaj mbrojtjes kolektive në Aleancën e NATO-s. Rusia do të fillojë të trajnojë grupe për operimin e armatimeve në bjellorusi që nga java e ardhshme.

Ndërsa ndërtimi i një depoje për armët bërthamore në shtetin fqinj do të përfundojë në 1 korrik sipas Presidentit Putin.

Ky i fundit, bëri të ditur se një numër i vogël sistemesh taktike raketore, Iskander, të cilat mund të përdoren për të lëshuar armët bërthamore, janë transferuar tashmë në Bjellorusi.

Share This Article