ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
10 futbollistët më të paguar për vitin 2025, Cristiano Ronaldo është “Mbreti” 6 minutes ago
Irani anulon marrëveshjen e bashkëpunimit me Agjencinë Bërthamore të OKB-së 8 minutes ago
Gjendja e Fatos Nanos tepër e rënduar, apeli i familjes dhe miqve të ish-kryeministrit 11 minutes ago
Si sot para 125 vitesh u nda nga jeta rilindasi shqiptar, Naim Frashëri 17 minutes ago
Dyshohet se urdhëroi atentatin ndaj gazetarit Ranucci, publikohet foto e narko-trafikantit shqiptar që u arrestua në Abu Dhani 23 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Arrestimi i avokatit Barjami, Braho: Ndalim pa bazë ligjore, duhej ndaluar në flagrancë, jo një ditë më pas

albnews by albnews
20 October, 2025
in Albania
0
Arrestimi i avokatit Barjami, Braho: Ndalim pa bazë ligjore, duhej ndaluar në flagrancë, jo një ditë më pas
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka nisur sot një bojkot pesëditor të të gjitha proceseve penale në vend, përfshirë hetimet dhe gjykimet në të gjitha shkallët, si dhe proceset në Gjykatën Kushtetuese.

Në lidhje me këtë çështje, ishte i ftuar në studion e RTSH-24, avokati Ledio Braho, i cili tha se “ideja ishte që mos të bojkotoheshin proceset në tërësi, për shkak dhe të vetë faktit që bojkotimi i proceseve civile apo administrative sjell më tepër dëm tek palët, tek qytetarët sesa tek ata që kanë përgjegjësi për mënyrën si po funksionon drejtësia në vendin tonë.”

RelatedPosts

Gjendja e Fatos Nanos tepër e rënduar, apeli i familjes dhe miqve të ish-kryeministrit

Si sot para 125 vitesh u nda nga jeta rilindasi shqiptar, Naim Frashëri

Dyshohet se urdhëroi atentatin ndaj gazetarit Ranucci, publikohet foto e narko-trafikantit shqiptar që u arrestua në Abu Dhani

Ai sqaroi se për këtë arsye, “vendimmarrja ishte pjesore përsa i takon proceseve penale.”

Braho shtoi se, sipas dijenisë së tij, kryetari i Dhomës së Avokatisë, z. Haxhia, i ka drejtuar një sërë kërkesash Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në lidhje me rastin konkret, duke kërkuar marrjen e masave nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Ministri i Drejtësisë.

“Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maksim Haxhia, i ka kërkuar marrjen e masave Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe ministrit të Drejtësisë.”

Ai theksoi se ndalimi me iniciativën e Oficerit të Policisë Gjyqësore është i paligjshëm dhe se prokurorja e gatshme duhej të kishte reaguar menjëherë duke vendosur lirimin e avokatit, pasi jemi në kushtet e një ndalimi të paligjshëm.

“Ndalimi i avokatit Barjami me iniciativën e Oficerit të Policisë Gjyqësore është flagrante, dhe se prokurorja e gatshme deri tani nuk ka reaguar në lidhje me çështjen, sepse në kushte normale ajo do kishte vendosur menjëherë lirimin e avokatit, duke qenë se jemi në kushtet e një ndalimi të paligjshëm.”

Sipas Brahos, fakti që kanë kaluar 48 orë nga ndalimi dhe ende nuk ka vendimmarrje tregon se situata është më e rëndë se vetë veprimi i ndalimit nga Oficeri i Policisë Gjyqësore.

“Kanë kaluar 48 orë nga ndalimi i avokatit dhe ende nuk ka vendimmarrje, çka tregon se situata është më e rëndë se sa vetë veprimi i ndalimit nga Oficeri i Policisë Gjyqësore. Përfaqësuesit ligjorë të avokatit nuk kanë informacione se mbi çfarë baze është bërë ky ndalim dhe nëse ka ndonjë kallëzim penal, apo jo”-cito

Braho tha se nëse do të kishte dyshime për vepër penale si kanosje apo kallëzim ndaj prokurorit, arrestimi duhej të ishte bërë në flagrancë gjatë seancës, jo një ditë më pas.

Nëse do të ishim në kushte të një vepre penale që dyshohet ndaj avokatit, sipas akteve të dala në publik, pra të kanosjes apo kallëzimit të prokurorit, Braho tha se “duhet të ishte vendosur arrestimi në flagrancë, aty në seancë dhe jo një ditë më pas kur thirret për sqarime.

Ai përfundoi duke theksuar se mungesa e informacionit të detajuar nga Policia e Shtetit, KLP-ja apo KLGJ-ja tregon se nuk jemi në kushte normale dhe ka shkelje të rëndësishme të ligjit, sidomos në raport me të drejtat e avokatit në procesin penal.

“Fakti që mungon një informacion i detajuar nga Policia e Shtetit, nga KLP-ja apo KLGJ-ja në lidhje me rastin tregon që nuk jemi në kushte normale dhe ka shkelje shumë të rëndësishme të ligjit, sidomos me të drejtat e avokatit në procesin penal,” përfundoi Braho.

Bojkoti do të zgjasë nga 20 deri më 25 tetor 2025. Vendimi, i komunikuar një ditë më parë nga Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë dhe i firmosur nga kryetari Maksim Haxhia, erdhi si revoltë ndaj arrestimit të avokatit Ulian Barjami, pas përplasjes që ky i fundit pati në sallën e gjyqit me prokurorin Gjergj Ceka, në lidhje me arrestimet në Elbasan.

Bojkoti i avokatëve paralizon gjykatat, Fieri dhe Korça bashkohen në protestë pas arrestimit të kolegut në Elbasan

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

10 futbollistët më të paguar për vitin 2025, Cristiano Ronaldo është “Mbreti”

10 futbollistët më të paguar për vitin 2025, Cristiano Ronaldo është “Mbreti”

20 October, 2025
Irani anulon marrëveshjen e bashkëpunimit me Agjencinë Bërthamore të OKB-së

Irani anulon marrëveshjen e bashkëpunimit me Agjencinë Bërthamore të OKB-së

20 October, 2025
Gjendja e Fatos Nanos tepër e rënduar, apeli i familjes dhe miqve të ish-kryeministrit

Gjendja e Fatos Nanos tepër e rënduar, apeli i familjes dhe miqve të ish-kryeministrit

20 October, 2025
Si sot para 125 vitesh u nda nga jeta rilindasi shqiptar, Naim Frashëri

Si sot para 125 vitesh u nda nga jeta rilindasi shqiptar, Naim Frashëri

20 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result