Rama tregon vështirësitë e riatdhesimit të shqiptarëve nga Siria

 596 total views,  1 views today

Në konferencën e tij për shtyp nga Aeroporti i Rinasi, kryeministri Edi Rama tregoi vështirësitë e operacioneve për rikthimin në Shqipëri të shqiptarëve nga kampi i Al Hawl në Siri.

Sipas kreut të qeverisë, para se të futesh në atë territor duhen marrë parasysh shumë faktorë, ndërsa shtoi se këto operacione janë të komplikuara.

“Janë territore kur para se të futesh duhen marrë parasysh disa faktorë. Ju e dini shumë mirë që ne nuk kemi asnjë marrëdhënie me regjimin e Damaskut. Duhet leje kalimi i tyre. Po ashtu bëhet fjalë për të parandaluar surpriza që mund të vijnë nga momenti në moment për njerëzit.

Gjë e cila ka kërkuar një përgatitje të posaçme dhe dhe një punë shumë të detajuar të strukturës sonë, që është marrë drejtëpërdrejtë. Drejtori i anti-terrorit ka qenë vetë në territor për 4 javë.

Nxjerrja e fëmijëve nga ky ferr nuk është si nxjerrja e fëmijëve nga kopshti apo shkolla. Është një proces shumë i komplikuar. Janë në mes edhe disa prej prindërve që mbeten në pozicionet e tyre të radikalizuara”, tha Rama.

Sot mbërritën në Shqipëri Endri Dumani dhe 3 fëmijët e nusja e familjes Shuli.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •