Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së 6 personave në Çikago

 2,032 total views,  1 views today

Policia amerikane ka arrestuar një të dyshuar për vrasjen e gjashtë personave në paradën e Ditës së Pavarësisë në Highland Park, Illinois.

I riu 22-vjeçar, Robert E Crimo III, u ndalua pasi u ndoq nga policia.

Personi i armatosur u ngjit në një çati, duke qëlluar rastësisht mbi spektatorët. Ai hapi zjarr në paradën pranë qytetit të Çikagos, rreth orës 10:15 me orën lokale vetëm pak minuta pasi filloi.

Kjo është vrasja më e fundit masive që ka goditur SHBA-në, pasi gjatë vitit 2022 ka pasur një në çdo javë. Presidenti Joe Biden tha se ishte “i tronditur” nga dhuna.

Disa orë më vonë, dy oficerë policie u plagosën nga të shtënat në Filadelfia gjatë një shfaqjeje me fishekzjarrë për 4 korrikun.