Arrijnë në Kosovë tre senatorët amerikanë, do të takohen me Kurtin e Osmanin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka njoftuar se ka mirëpritur në Kosovë senatorët Chris Murphy, Thom Tillis dhe Jeanne Shaheen.

Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se të tre senatorët janë avokues të vjetër për pavarësinë, sovranitetin dhe integrimin euroatlantik të Kosovës.

Vizita e tyre në Kosovë vjen pas qëndrimit të tyre për vizitë zyrtare në Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi, ndërkohë që pritet të takohen me krerët shtetëror.

Senatori, Chris Murphy nëpërmjet një shkrimi të tij në Twitter më 19 prill ka thënë se kanë nisur këto vizita për të forcuar lidhjet e SHBA-së me Ballkanin, përballë përpjekjeve ruse për të minuar paqen.

Share This Article