Lewis Hamilton dhe Serena Williams derdhin miliona euro për ta blerë Chelsean

albnews
By
1 Min Read

Lewis Hamilton dhe Serena Williams i janë bashkuar ofertës së biznesmenit britanik Martin Broughton për ta blerë klubin e futbollit Chelsea, duke shprehur gatishmëri të investojnë miliona euro në ofertë.

Sipas Sky News, shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 dhe fituesja e 23 titujve grand slam në tenis, janë të gatshëm nga 12 milionë euro secili në ofertën ë Broughtonit për ta blerë Chelsean.

Broughton, ish-kryetar i kompanisë ajrore British Airways dhe i FC Liverpoolit, është në bisedime me dyshen sportive tash e disa javë.

Lajmi se Hamiltoni dëshiron të investojë në Chelsean është i papritur, për shkak se ai është deklaruar shpesh si tifoz i zjarrtë i rivalit të klubit londinez, Arsenal, që nga mosha 5-vjeçare. 

Share This Article