Arrin në 30 numri i të vdekurve nga koronavirusi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lehona 27 vjeçare nga Kumanova është viktima më re nga CoVid-19. Ajo ishte e shtruar në Spitalin Infektiv në Shkup. Më 30 mars e njëjta ka pasur lindje të parakohshme në repartin e gjinekologjisë, ndërsa një ditë më pas është shtruar në Klinikën Infektive.

Foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë edhe 3 viktima të tjera dhe 18 të infektuar janë regjistruar 24 orët e fundit. Me këtë numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 617 ndërsa numri i viktimave në 30.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se rezultatet e 24 orëve të fundit janë bazuar në 351 teste të bëra. Numri më i madh i të infektuarve vazhdon të jetë në Shkup, ndërsa në Kumanovë regjistrohet numri më i madh i viktimave.

Sot filloi zbatimi i orës policore në nivel shtetëror nga ora 16:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Share This Article