Arsenali me 5 “yje”, spektakël dhe gola për triumfin ndaj Palace

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Arsenali me 5 yje. Skuadra e drejtuar nga Michel Arteta ka triumfuar 5-0 ndaj Crystal Palace në kampionat, duke argëtuar në maksimum tifozët në Emirates Stadium (London).

Në fakt, londinezët mbyllën llogaritë që në pjesën e parë, pasi kaluan në epërsinë e dy golave. Siparin e golave e hapi Gabriel, ndërsa një autogol i Henderson dërgoi shifrat në 2-0. Në pjesën e dytë, Gabriel Jesus me shokë e patën edhe më të lehtë, teksa Trossard “tundi rrjetën” edhe Trossard në të 59-tën. Në fundin e sfidës, pati kohë edhe për dopietën e Martinellit.

Arsenali renditet në vendin e 3-të me 43 dhe mbetet një nga skuadrat pretendente për të fituar titullin. Në krahun tjetër, Palace ende në vendet e fundit të tabelës.

https://streamable.com/e/q383g0?nocontrols=1

https://streamable.com/e/i7sxfw?nocontrols=1

Share This Article