Klubi i Bundesligës gjermane, Union Berlin, është duke u interesuar për transferimin e futbollistit të talentuar kosovar Leon Dajaku, raporton “Bild”.
Dajaku 19-vjeçar, që luan si sulmues krahu, është pjesë e ekipit të dytë të Bayern Muenchenit, që luan në Kategorinë e Tretë të Gjermanisë. Union Berlini synon ta huazojë Dajakun derinë fund të stinorit.
Dajaku ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2023. Ai iu bashkua klubit të madh gjerman nga Stuttgarti në vitin 2019 për 1.5 milionë euro.