Arsenali mposhtet në shtëpi nga Leicesteri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Arsenali ka pësuar humbjen e radhës në këtë sezon të Premier Ligës. Ai është mundur nga Leicester City me rezultat minimal 0-1.

Dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes, Jamie Vardy ka befasuar skuadrën e Mikel Artetës duke shënuar golin e vetëm në këtë ndeshje. Aksioni filloi nga mesfusha ndërsa asistues i golit ishte turku Cengiz Under.

Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi ishin pjesë e ndeshjes. Ky i fundit kishte zëvendësuar David Luizin në minutën e 49-të. Pas kësaj disfate, Arsenali renditet në pozitën e 10-të me nëntë pikë ndërsa Leicesteri në të katërten me 12-të pikë.

Share This Article