Arsye disiplinore, Manchester United pezullon sulmuesin, vendim i prerë i Ten Hag

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Jadon Sancho është gjithnjë e më larg nga Manchester United dhe nga projekti i Erik ten Hag. Ditët e fundit pati  një përplasje verbale mes sulmuesit dhe menaxherit të “Djajve të Kuq”, pasi nuk u thirr për ndeshjen kundër Arsenalit, duke u justifikuar zgjedhja e teknikut me fjalët: “Qëndrim i dobët i futbollistit në stërvitje”.

Siç pritej, tashmë masa disiplinore ka mbërritur  për lojtarin anglez. Sancho nuk do stërvitet për momentin me Manchester United, lajm i dhënë nëpërmjet një njoftimi zyrtar nga klubi.

“Jadon Sancho do të vazhdojë një program të personalizuar stërvitor larg grupit të skuadrës, në pritje të zgjidhjes së një problemi disiplinor” – Shkruan klubi. 23-vjeçari ka luajtur 26 ndeshje në sezonin që kaloi, shumë prej tyre i ka nisur nga stoli, teksa numëron 6 gola në edicionin 2022-2023.

Share This Article