Arta Dade: Nëse bëhet mocion me votë të fshehtë, Rama rrëzohet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish deputetja e PS-së, Arta Dade ka deklaruar se nëse do të bëhj një mocion besimi në Kuvend, atëherë Rama do të rrëzohej nga karrigia e kryeministrit.

E ftuar në “5 pyetje nga Babaramo”, socialistja u shpreh se ka marrë plot sms nga ana e shumë socialistëve, se nëse votimit do të ishte i fshehtë, atëherë Rama do të binte nga vetë të majtët.

 “Nëse do ketë një votim të fshehtë në Kuvend. Një mocion dhe votimi të jetë i fshehtë, Rama nuk e fiton grupin parlamentar. Kam marrë shumë mesazhe dhe mendojnë shumë si puna ime, por nuk kanë kurajo. Opozita e tanishme nuk besoj se vërtetë e dëmton Ramën, por e kanë forcuar sepse kanë qenë inekzistentë”, tha ish-deputetja socialiste.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply