Ambasadori Philip Reeker, nga zyra për çështje të Evropës dhe Euro-Azisë tha të enjten se Shtetet e Bashkuara mbështesin reformën zgjedhore në Shqipëri si dhe procesin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.
Ai i bëri këto komente në një telekonferencë me gazetarë në Bruksel, gjatë së cilës foli për vizitën e sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo në Evropë gjatë kësaj jave, si dhe përparësitë e marrëdhënieve transatlantike.
Më herët parlamenti në Shqipëri miratoi ndryshimet në Kodin zgjedhor sipas marrëveshjes së 5 qershorit të arritur ndërmjet Partisë Socialiste dhe opozitës jashtë parlamentare
“E mirëpresim marrëveshjen si një hap të rëndësishëm në drejtimin e duhur. Jemi të kënaqur që ambasadorja (Yuri) Kim ishte në gjendje të ndihmojë shqiptarët që të lëvizin në drejtimin e duhur. Shqipëria është aleate e NATO-s dhe kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe ka bërë një rrugë të gjatë nëpër vite. E dini se kam qenë i përfshirë në atë pjesë të botës për një kohë të gjatë. Ne duam të shohim zhvillime pozitivë ne Shqipëri dhe është me rëndësi që po shohim reformën zgjedhore, është me rëndësi që të gjitha palët e spektrit politik marrin pjesë në institucione. Kjo është demokracia dhe në do të vazhdojmë të angazhohemi, të monitorojmë dhe të inkurajojmë të gjitha palët”, tha zoti Reeker.
“Shtetet e Bashkuara mirëpresin miratimin nga Parlamenti të legjislacionit për reformën zgjedhore që kodifikon marrëveshjen e 5 qershorit të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.”

“Ne do të vazhdojmë të jemi të angazhuar dhe mbështetës të procesit dhe të përparimit në atë drejtim dhe mendojmë se të dyja vendet mund të bëjnë hapa të mëdhenj në këtë rrafsh… Do të vazhdojmë të bisedojmë me BE-në dhe palët tjera të interesuara për këtë proces. Jam i kënaqur të shoh se ata u janë kthyer bisedimeve dhe në do të vazhdojmë t’i mbështesim ato”, tha zoti Reeker.
Bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian rifilluan pak ditë pasi që Prokuroria e Posaçme për Kosovën me seli në Hagë, publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.
Publikimi i akuzave bëri që të dështojnë planet për një takim Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë me 27 qershor, me ndërmjetësimin e ambasadorit Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi.
Bisedimet Kosovë – Serbi të ndërmjetësuara nga BE-ja që filluan në vitin 2011 siguruan një varg marrëveshjesh, një pjesë e madhe e të cilave nuk janë zbatuar kurrë dhe nuk përmbushën synimin kryesor – normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve./ VOA