Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, është shprehur i kënaqur tej mase që skuadra e tij më në fund e shënoi fitoren e parë në sezonin 2021/22 në Premierligë dhe e lartësoi ekipin për punën e zellshme në dy javët e fundit.
Tri humbje radhazi pa shënuar asnjë gol bënë që Arteta të përballej me presion të madh para ndeshjes kundër Norwich City të shtunën.
Por topçinjtë reaguan shumë mirë dhe e fituan ndeshjen 1:0 falë një goli nga Pierre-Emerick Aubameyang.
Arteta tha pas ndeshjes se kjo pikë kthese shënonin njërin prej çasteve më të mira në karrierën e tij.
“Më duhet të them se këto 10-14 ditë kanë qenë më të mirat që prej se jam në futboll”, tha Arteta pas ndeshjes.
“Ndeshjet e futbollit duhet t’i fitosh por është kënaqësi të shikosh sesi të gjithë po silleshin në këtë kohë. U emocionova çfarë pashë”, shtoi ai.
Këto ishin tri pikët e para të Arsenalit këtë sezon në ligë, pas një fitoreje lehtësuese në një kohë kritikash.