Kosovë, mbi 18500 raste aktive me COVID-19

albnews
By
1 Min Read

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njoftoi se në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 18.548.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.807 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.015.733 doza të vaksinës.

Deri më sot 355.633 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ndërkaq vijojnë shifra të larta të infektimeve ditore dhe humbjeve të jetës.

Share This Article