Një vepër e re arti e artistit anglez Banksy është shfaqur në Spitalin e Përgjithshëm Southampton, në Britaninë e Madhe.
Piktura kryesisht bardhezi, një metër katror, u var në bashkëpunim me menaxherët e spitalit pranë dhomës së urgjencës.
Ajo tregon një djalë që gjunjëzohet pranë një shporte ku ka hedhur në kosh personazhet e superheronjve si Spiderman dhe Batmanduke mbajtur lart heroin e ri: një infermiere.
Krahu i infermieres është shtrirë dhe tregon përpara si në mënyrën e Supermenit, se është në një mision. E veshur me maskë dhe me veshje mjekësore, mbi të dallohet emblema e Kryqit të Kuq (elementi i vetëm me ngjyra në foto).
Vepra është një dhuratë e artistit për spitalin dhe shoqërohej me një pusullë ku shkruhej: “Faleminderit për gjithçka që po bëni. Shpresoj që kjo vepër të ndriçojë pak vendin, edhe pse është thjesht bardhezi”.
Piktura do të qëndrojë në Spitalin e Përgjithshëm të Southampton deri në vjeshtë, kur do të dalë në ankand për të mbledhur fonde për punonjësit e vijës të parë.
Banksy është një artist anglez anonim në fushën e graffiti-t, aktivist politik dhe drejtor filmash që prejt vitit 1990.
Veprat e tij janë plot me komente politike dhe elemente sociale dhe paraqiten kryesisht në rrugë, mure, dhe ura të qyteteve në të gjithë botën.
Artisti anglez realizon këtë pikturë në falenderim të mjekëve


