Arvizu: Opozita ndihet shumë e frustruar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Alexander Arvizu, ish-ambasadori i SHBA-së në Tiranë, në një intervistë për Top Channel, i pyetur për zhvillimet politike në vend deklaron se aktualisht shumë shqiptarë ndihen të depresionuar dhe të sfilitur.

“E di që opozita ndihet shumë e frustruar”, thotë Arvizu, i cili thekson se “po të ngrihen pyetje mbi legjitimitetin e zgjedhjeve të 2017, tanimë në 2019, logjika nuk qëndron, nuk bën shumë sens”, deklaroi Arvizu.

Unë besoj, deklaron Alexander Arvizu, se qeveria e mori pushtetin këtë mandat ashtu siç edhe ndodhi me mandatin e shkuar, në mënyrë shumë legjitime.

I pyetur për kërkesën e opozitës për një qeveri tranzitore, Arvizu shprehet se “në këtë rast, mua nuk më duket si një veprim i menduar mirë” thotë ai.

“Në një moment të caktuar Perëndimi kishte besim tek Z. Basha”, deklaron Arvizu, i cili më tej shpreh mendimin se një pjesë të mirë të këtij besimi e ka humbur.

“Mendoj se Qeveria Rama mund të bënte më shumë në aspektin e të dëgjuarit të popullit”, thotë Arvizu, sipas të cilit qeverisja e Ramës ka pasur zhvillime pozitive, por ka pasur edhe zhgënjime, siç është rasti i skandalit me Unazën e Re.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply