Kundër emërimit të Gonxhes/ “Një nga hajdutët më të papërmbajtur”, Berisha mesazh nga dritarja: Rama e bëri “super-ministër” me 3 portofole

albnews
By
1 Min Read

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kritikuar emërimin e Blendi Gonxhes si ministër të ministrisë për Kulturën, Ekonominë dhe Inovacionin nga ana e kreut të qeverisë Edi Rama.

Berisha iu drejtua mbështetësve të tij nga dritarja sërish ashtu si ka vepruar që nga vendosja e tij në arrest në shtëpi.

Berisha e cilësoi Gonxhen si “një nga hajdutët më të papërmbajtur”, ndërsa u shpreh se Rama e bëri “superministër” me 3 portofole.

Share This Article