ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Marsi mund të ketë qenë dikur vendbanim për jetën mikrobike 4 hours ago
Ministria e Jashtme e Kosovës thirrje shtetasve të saj: Shmangni udhëtimet nga Serbia, po ndërmarrin praktika represive 4 hours ago
24 vjet nga sulmet e 11 Shtatorit në Nju-Jork, Begaj: Të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune 4 hours ago
Dërgonin ilegalisht shqiptarë drejt SHBA dhe Kanadasë, 3 të arrestuar 4 hours ago
Krerët e shtetit nderojnë viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Asambleja e PS-së, Rama i hap rrugë zgjedhjeve në bashki: Ogerta Manastirliu është njeriu që i duhet Tiranës

albnews by albnews
11 September, 2025
in Albania
0
Asambleja e PS-së, Rama i hap rrugë zgjedhjeve në bashki: Ogerta Manastirliu është njeriu që i duhet Tiranës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Fjalën e tij në nisje të Asamblesë Socialiste, kryeministri Edi Rama e nisi me Tiranën, që sipas tij është një emergjencë që duhet adresuar, pasi prej 7 muajsh Erion Veliaj ndodhet në qeli. Në fjalën e tij kryesocialisti tha se duhet t’i hapim rrugë zgjedhjeve për kryetarin ri dhe propozoi Ogerta Manastirliun si kandidaten e duhur sipas tij për kryeqytetin.

“Sot duhet të marrim vendim për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për një kryetar bashkie në Tiranë. Duhet vënë në lëvizje mekanizmi ligjor i shkarkimit të kryetarit. Tirana nuk mund të gdhihet e ngryset si trup pa kokë dhe qytetarët e Tiranës nuk mund të presim më as 7 ditë të tjera. Ogerta Manastirliu është njeriu që i duhet Tiranës”.

RelatedPosts

Humbi jetën nga kontakti me energjinë elektrike, policia e Durrësit sqaron ngjarjen 

Durrës – Një viktimë nga moti me reshje, një 43-vjeçar ra në kontakt me rrymën elektrike

Dërgonin ilegalisht shqiptarë drejt SHBA dhe Kanadasë, 3 të arrestuar

Rama u kërkoi socialistëve që ta mbështesin Manastirliun për të marrë udhëheqjen e Tiranës.

“Nuk kemi ku e kërkojmë një person më të përshtashëm për t’i kërkuar popullit të Tiranës mbështetjen e tij dhe për t’i dhënë lokomotivës së Shqipërisë shpejtësinë maksimale. Është radha jote e dashur Ogerta ta udhëheqësh Tiranën me qetësinë që të ka karakterizuar në të gjitha detyrat ku ke spikatur. Detyra jonë është të të mbështesim duke u vënë në rresht pas teje për kandidaturën bindëse të PS siç morëm falë drejtimit tënd të mençur një kandidat më shumë duke realizuar objektivin për Tiranën”.

Nëse kandidatura e Ogerta Manastirliut pranohet për kryetare të bashkisë së kryeqytetit dhe jep dorëheqjen si deputete, atëherë sipas listës së PS-së për Tiranën i hapet rruga Blerina Gjylametit për të qenë pjesë e Kuvendit.

Duke folur për Erjon Veliajn i cili ndodhet prej 7 muajsh në qeli, Rama u shpreh: “Pas 7 muajsh Tirana asnjë kryetar bashkie të votuar. Sot kemi një kryetar të zgjedhur nga populli të cilit i është mohuar e drejta e gjykuar në liri. Është bërë një gjyq i gjatë në tezgat e gjykimit mediatik dhe në shkelje e hapur të ligjit janë nxjerrë nga brenda nga ato tezga edhe biseda me familjarë nga telefoni i burgut. Kjo nuk ndodh në asnjë vend demokratik diktatorial jo e jo. Është shkelja më e hapur e më brutale në shpërdorim të detyrës nga ana e atyre që duhet të mbajnë nën kontroll materialet hetimore. Askush nuk di ta thotë sa mund të zgjasë kjo histori, ndërkohë asnjë zëvendësues i aprovuar nuk mund ta ketë legjitimitetin dhe forcën për ta udhëhequr edhe dy vjet në drejtimin e duhur bashkinë e këtij vendi. Tirana ka punë të mëdha dhe nuk i heq asnjë meritë kryetares në detyrë përsa ka bërë në këta 7 muaj anomale të paprecedentë”. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Marsi mund të ketë qenë dikur vendbanim për jetën mikrobike

Marsi mund të ketë qenë dikur vendbanim për jetën mikrobike

11 September, 2025
Ministria e Jashtme e Kosovës thirrje shtetasve të saj: Shmangni udhëtimet nga Serbia, po ndërmarrin praktika represive

Ministria e Jashtme e Kosovës thirrje shtetasve të saj: Shmangni udhëtimet nga Serbia, po ndërmarrin praktika represive

11 September, 2025
24 vjet nga sulmet e 11 Shtatorit në Nju-Jork, Begaj: Të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune

24 vjet nga sulmet e 11 Shtatorit në Nju-Jork, Begaj: Të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune

11 September, 2025
Dërgonin ilegalisht shqiptarë drejt SHBA dhe Kanadasë, 3 të arrestuar

Dërgonin ilegalisht shqiptarë drejt SHBA dhe Kanadasë, 3 të arrestuar

11 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result