Humbi jetën nga kontakti me energjinë elektrike, policia e Durrësit sqaron ngjarjen 

albnews
By
1 Min Read

Policia e Durrësit del me njoftim zyrtar për vdekjen tragjike të një 43-vjeçari që ra në kontakt me rrymën elektrike në lagjen nr.6.

“Rreth orës 07:15, në lagjen nr. 6, Durrës, shtetasi B. K., 43 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.”,- thotë policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article