Atifete Jahjaga në mesin e personaliteteve më me ndikim në botën islame

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është renditur sërish në mesin e 500 personaliteteve më me ndikim në botën islame nga Qendra Mbretërore për Studime Islame dhe Strategjike (The Royal Islamic Strategic Studies Centre) me seli në Jordani

Në edicionin e vitit 2021, Jahjaga zë vend në mesin e personaliteteve më me ndikim nga fusha e politikës. 

“Jahjaga ishte presidentja e parë dhe më e re e Kosovës nga viti 2011 deri në vitin 2016. Pasi diplomoi në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës në vitin 2000, ajo vazhdoi studimet në Mbretërinë e Bashkuar dhe SH.B.A. Ajo më pas shërbeu në poste të ndryshme qeveritare duke përfshirë gradën e Gjenerale Majore për Policinë e Kosovës”, shkruhet për Jahjagën./Express

Share This Article