Basha: SPAK ka përgjegjësi nëse arratisen përgjegjësit e aferës së inceneratorëve

 536 total views,  1 views today

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka risjellur edhe njëherë në konferencën me gazetarët, temën e nxehtë të inceneratorëve. Basha u shpreh se se ka mbi një javë që i kërkon SPAK-ut të hetojë aferën e inceneratorëve dhe se kjo e fundit do të ketë përgjegjësi nëse ndonjëri prej përgjegjësve do të arratiset.

“Vetëm një armik i popullit të tij mund të neglizhojë një plan për përballimin e krizës. Virusi nuk është më armiku numër 1 i vendit. Armiku numër 1 është kryeministri i vendit.
Sot një pagesë 3 milion euro nga thesari për një kontratë me kosto dyfishe për PPP-në në rrugën e Arbrit. Prej më shumë se një jave i kërkoj SPAK-ut të nisë hetimet për aferën e mafias së inceneratorëve. Një nga personat kyç për hetimin e inceneratorëve, është vënë nën presion nga mafia. Mafia e plehrave, presion mbi një prej personave kyçë në skemën mafioze të inceneratorëve, Stela Gugallja. Nëse përgjegjësit e kësaj afere arratisen, përgjegjësia është e SPAK-ut. Paralajmëroj SPAK-un se nëse ndonjë prej të dyshuarve kryesorë në aferën e plehrave largohet, do të jetë përgjegjësia e SPAK”, u shpreh Basha.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •