Bayerni ka pësuar një tjetër humbje në Bundesligën e Gjermanisë. Kampioni gjerman të premten mbrëma u shokua nga Augsburgu. Ndeshjen hapëse të xhiros së 12-të, Augsburgu e fitoi me shifrat 2:1.
Mads Valentin Pedersen shënoi për 1:0 në të mirë të Augsburgut në minutën e 23-të. Andre Hahn realizoi për 2:0 në minutën e 35-të. Robert Lewandowski ngushtoi rezultatin në minutën e 38-të, por gola të tjerë nuk u shënuan. Në fakt Bayerni ka dominuar plotësisht në pjesën e dytë, duke rreshtuar sulmet. Por nuk ka mundur të konkretizoi.
Për Bayernin është humbja e dytë. Por nuk i rrezikohet pozita e parë. Prinë në tabelë me 28 pikë, katër më shumë se Dortmundi. Augsburgu ka shënuar fitore të rëndësishme në garën për ekzistencë. Për Augsburgun ishte fitorja e tretë, ndërsa me 12 pikë ka dalë në pozitën e 15-të.
Sulmuesi kosovar, Andi Zeqiri startoi te Augsburgu dhe luajti deri në minutën e 82-të.

