Covid-19 rikthehet “i ashpër” në Greqi, rreth 60 persona të vdekur dhe 70 në intubim

albnews
By
1 Min Read

Në Greqi që prej muajit dhjetor të vitit të kaluar ka pasur një rritje të ndjeshme të numrit të rasteve me koronavirus.

Mirëpo shqetësimi më i madh nuk është shtimi i numrit të rasteve, por ashpërsia më të cilën është rikthyer virusi.

Mediat greke raportojnë se gjatë periudhës 25-31 dhjetor 2023 numri i rasteve është rritur me 44%, ndërsa numri i personave të intubuar tani ka arritur në 70.

Po ashtu, 57 persona kanë ndërruar jetë nga komplikimet e Covid-19.

Si rastet e gripit ashtu edhe rastet e virusit respirator janë rritur gjithashtu.

Share This Article