Maqedoni, 20 raste të reja me Covid-19
Sot Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 24 pacient të shëruar nga Kovid-19 dhe atë: Shkup-11, Kumanovë-10, Tetovë-1 dhe Veles-2…
Ish-kryeadministratori Reucker shkruan libër për Kosovën
Kur në shtatorin e vitit 2006, gjermani Joachim Reucker, mori pozitën e Kryeadministrarit në Kosovë, deklaratën e parë që pati…
20 për qind e stafit mjekësor në një spital italian ishin infektuar me Covid-19
Sipas testimit për antitrupa në një spital në Lodi të Lombardisë, ku ishin shënuar rastet e para të koronavirusit në…
Kërkohet hetim për numrin e madh të zezakëve dhe aziatikëve të vdekur nga virusi në Britani
Ndikimi joproporcional që ka pasur koronavirusi te zezakët dhe pakicat etnike në Britani të Madhe duhet të hetohet, i kanë…
11 mijë raste të reja me Covid-19 në Rusi
Autoritetet ruse kanë konfirmuar të dielën se kanë regjistruar 11,012 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit,…
Conte: Këtë verë bukuria e Italisë nuk do të jetë në karantinë
“Këtë verë nuk do të qëndrojmë në ballkon dhe bukuria e Italisë nuk do të jetë në karantinë. Po, mund…
12 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë Shqipërinë janë infektuar me Covid-19, 12 persona. Sipas ministrisë së Shëndetësisë në…
Një sëmundje e rrallë prek disa fëmijë me Covid-19
Një pesë vjeçar vdiq në Nju Jork nga një sëmundje e rrallë që po haset tek disa fëmijë, që shkakton dëmtimin e enëve të gjakut dhe besohet të ketë lidhje me koronavirusin. Është një rrezik i ri i mundshëm për fëmijët në këtë situatë pandemie. Një fëmijë tjetër shtatë vjeçar gjithashtu vdiq në Nju Jork, por autoritetet spitalore thonë se është herët të arrihet në përfundimin se shkaku ishte koronavirusi. Njoftimin për pesëvjeçarin nga sëmundja e rrallë e quajtur Kavasaki, e dha Guvernatori Andrew Cuomo të premten në konferencën e përditshme për shtyp. Zoti Cuomo tha se zyrtarët e shëndetësisë po ndiqnin 73 raste të ngjashme në gjithë shtetin e Nju Jorkut, ku fëmijët me COVID-19 po shfaqnin simptoma të sëmundjes Kavasaki, një sëmundje e rrallë. "Megjithëse rrallë, po shohim disa raste kur fëmijët e sëmurë me COVID, mund të preken nga sëmundja Kavasaki që shkakton acarimin e enëve të gjakut”, tha ai. Dhjetra fëmijë amerikanë janë shtruar në spital me këtë pezmatim serioz që është hasur për here të parë në Evropë, përfshirë një foshnjë gjashtë muajshe në Kaliforni. Temperatura, dhimbjet e barkut dhe acarimi i lëkurës, janë simptoma të zakonshme, ndërsa disa fëmijë në Nju Jork kanë pasur miokardit, një gjendje e rrezikshme e zemrës, që kërkon trajtim intensiv. Shumë prej tyre kishin ose kishin kaluar koronavirus. "Po shohim fëmijë që kanë pasur temperaturë për tre-katër ditë. Me kruarje, acarim të lëkurës në gjithë trupin, ose në pëllëmbët e duarve dhe shputat e këmbëve, diçka e pazakontë”, thotë Dr. Steven Kernie, i Spitalit të Fëmijëve, Morgan Stanley në Nju Jork. Organizata mjekësore në Britani, Itali dhe Spanjë paralajmëruan mjekët muajin e kaluar për këtë sëmundje. Disa doktorë thonë se rastet e Nju Jorkut i shtojnë gjasat se sindroma është një komplikim i rrallë i COVID-19, megjithëse ende nuk është provuar. "Po shohim që në disa raste, edhe pse të rralla, disa fëmijë kanë një reagim më të fortë, tepër acarues për zemrën”, thotë Dr. Adriana Tremoulet, mjeke në spitalin e fëmijëve, Rady në San…
Kush hyn në Britani shkon 14 ditë në karantinë
Të gjithë udhëtarët që hyjnë në Britani do të karantinohen për dy javë për të parandaluar një valë të dytë…
Ministrja suedeze: Dështuam në mbrojtjen e të moshuarve nga virusi
Autoritetet suedeze e kanë pranuar se kanë dështuar që t’i mbrojnë si duhet personat e moshuar nga koronavirusi. Rretj gjysma…


