Autobusi përplaset me makinën në Torino, vdes shoferi, plagosen 20 nxënës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Arignano, pranë Torinos.

Një makinë është përplasur me një autobus që transportonte rreth pesëdhjetë persona, kryesisht nxënës që po shkonin në shkollë. Mediat italiane bëjnë të ditur se për pasojë humbi jetën drejtuesi i makinës ndërsa 20 nxënës u plagosën.

Në vendngjarje shkuan ekipet e shërbimeve të emergjencës, ambulancave ajrore dhe zjarrfikësve, të cilët siguruan zonën, ndërsa shkaku i aksidentit është ende nën hetim.

Autoritetet po mbledhin deklarata nga pasagjerët dhe shoferët që kanë qenë dëshmitarë të vendit të ngjarjes. 

Share This Article