Kolumbi, në një minierë ari mbesin të bllokuar 14 persona

albnews
By
1 Min Read

Së paku 14 minatorë janë bllokuar nën tokë pas rrëshqitjes së dheut në veri të Kolumbisë.

Rrëshqitja e dheut ndodhi në një minierë ari në rajonin Barranco de Loba, ndërsa u shkaktua nga shirat e dendura gjatë ditëve të fundit.

Zyrtarët theksojnë se 14 minatorë mbetën të ngujuar në minierë në thellësi prej 180 metrave, raportuan mediat lokale.

Aksioni për shpëtimin e minatorëve është në rrjedhë.

Share This Article