Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të mallrave të shportës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoriteti i Konkurrencës njofton se prej ditës së djeshme (17 Dhejtor) ka nisur monitorimin e çmimeve të mallrave bazë të shportës së konsumatorit, me fokus periudhën e festave të fundvitit.

Monitorimi do të vazhdojë deri më 15 Janar dhe synon parandalimin e çdo rritjeje të pajustifikuar të çmimeve dhe të praktikave të ndaluara apo të bashkërenduara ndërmjet distributorëve, tregtarëve me shumicë dhe rrjeteve të supermarketeve, në dëm të konsumatorëve.

Produktet e monitoruara përfshijnë: makarona, oriz, miell, vezë, sheqer, vaj ushqimor dhe pije joalkolike.

Autoriteti i Konkurrencës do të ndjekë nga afër zhvillimet në treg dhe do të informojë publikun për çdo masë që do të ndërmerret, duke qenë se në këtë periudhë të festave, tregu është më i predispozuar ndaj abuzimit me çmimet.

Share This Article