Humb jetën në Selanik 19-vjeçari shqiptar, ra nga kati i katërt i një ndërtese

albnews
By
1 Min Read

Një i ri shqiptar, 19 vjeç, ka humbur jetën tragjikisht në Selanik, pasi ka rënë nga kati i katërt i një ndërtese.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, pak pas orës 10:00, kur në rrethana ende të paqarta, i riu me origjinë shqiptare ka rënë nga ballkoni i një banese.

Në vendngjarje mbërriti menjëherë ambulanca për t’i dhënë ndihmën e parë, por fatkeqësisht 19-vjeçari kishte ndërruar jetë.

Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e incidentit.

Share This Article