ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Tragjedi në finalet e ATP, vdesin dy spektatorë 5 hours ago
Ngjela komenton thirrjen e SPAK për Berishën, për 21 Janarin: Revolta popullore nuk qëllohet me plumba 5 hours ago
Të mësosh më shumë për një foshnjë për ta bërë atë një ‘zotëri anglez’ – A ia vlen paratë? 7 hours ago
Ish-presidenti francez Sarkozy lirohet nga burgu pas tre javësh 7 hours ago
Si e tejkaluan SHBA-të Kinën si investitori më i madh i huaj në Afrikë 7 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Autostrada Muriqan–Lezhë/ BE, 255 mln euro për korridorin adriatiko-jonian

albnews by albnews
23 October, 2023
in Shqiperia
0
Autostrada Muriqan–Lezhë/ BE, 255 mln euro për korridorin adriatiko-jonian
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Autostrada Muriqan–Lezhë (Balldren) me gjatësi prej 41 km do të jetë një frëmarrje e re sa i përket zhvillimit infrastrukturor të vendit si pjesë e investimeve gjithëpërfshirëse mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Fondi i Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF), nisma e përbashkët e BE-së, institucioneve financiare, donatorëve dypalësh dhe përfituesve, që synon të rrisë harmonizimin dhe bashkëpunimin në investime për zhvillimin socio-ekonomik të rajonit, mësohet se tashmë po koordinon financimin e segmentit të autostradës Adriatiko-Joniane, Muriqan–Lezhë, pjesë e rrjetit kryesor rrugor evropian (TEN-T).

RelatedPosts

Ngjela komenton thirrjen e SPAK për Berishën, për 21 Janarin: Revolta popullore nuk qëllohet me plumba

PS fiton në Cërrik, kandidati Florenc Doka siguron 66% të votave

Zgjedhjet e pjesshme në Tepelenë, Gramoz Sako shpallet fitues. Kandidati i opozitës pranon rezultatin

Sipas një vlerësimi të publikuar nga WBIF, kostoja totale e projektit shkon në 255,1 milionë euro. Nga këto, sipas WBIF-së, 127,9 milionë euro janë kredi. Për 100 milionë euro është aplikuar për grant nga qeveria shqiptare pranë WBIF. Po ashtu nga buxheti qeveria shqiptare do të kontribuojë me 30,3 milionë euro.

Sipas parashikimeve, afati i përfundimit të këtij aksi të rëndësishëm rrugor është planifikuar viti 2029. Autostrada Muriqan–Lezhë (Balldren) do të ketë gjatësi prej 41 km shtrirje të re. Kategoria e propozuar e projektimit është “A”, me shpejtësi 120 km/h.

Ky segment parashikohet të ketë edhe disa vepra arti. Gjithashtu, në këtë projekt, duke qenë se autostrada do të jetë krejtësisht e mbrojtur nga hyrjet anësore, parashikohet edhe ndërtimi i rrugëve paralele të dy krahët në zonat e banuara.

WBIF po financon përmes një granti në vlerë 1.6 milionë euro hartimin e Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor dhe Social. Projekti i Korridorit Blu ka hyrë më në fund në një fazë konkretizimesh. Në segmentin Thumanë–Kashar, po vijon puna me ritme të shpejta dhe është realizuar mbi 40% e volumeve.

Për segmentet Milot–Thumanë/Kashar–Lekaj/ Lekaj–Fier, kanë përfunduar garat dhe janë tanimë gati tri kontrata të reja që po lidhen për të nisur menjëherë nga puna.

Për segmentin Milot- Balldren, pritet të hapet gara e ndërtimit. Muriqan- Lezhë është segmenti lidhës me Malin e Zi, për të cilin aktualisht konsulentët e Fondit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) po hartojnë projektin paraprak, të cilin pritet ta dorëzojnë në Dhjetor 2023.

Autostrada adriatiko-joniane në territorin shqiptar nis në Muriqan dhe vazhdon në Balldren, Milot, Thumanë, Kashar, Lekaj, Konjat, bajpasin e Fierit, Levan, Poçem, Memaliaj, Subash, bajpasin e Gjirokastrës dhe përfundon në Kakavijë, në 13 segmente me gjatësi 318 kilometra, duke përfshirë edhe bajpasin e Fierit.

Korridori është pjesë e Rrjetit Kryesor të Rrugëve të Ballkanit Perëndimor dhe gjithashtu pjesë e zgjatimit të Rrjetit të Transportit Trans- Evropian (TEN-T) në rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili u miratua zyrtarisht në 2016-n.

Korridori do të lidhë Evropën Qendrore dhe Italinë Veriore me pjesën Joniane të gadishullit ballkanik nëpërmjet Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Greqisë.

Lidhja rrugore është planifikuar të shtrihet përgjatë bregut lindor të deteve Adriatik dhe Jon, që përfshin bregun perëndimor të Gadishullit Ballkanik nga Trieste në Itali në Kallamata, Greqi.

Projekti është i përfshirë në portofolet e projekteve kombëtare shqiptare dhe malazeze dhe është një projekt prioritar i nivelit kombëtar dhe rajonal. Gjatësia e përgjithshme e vlerësuar e korridorit adriatiko-jonian nga Italia deri në Greqi është përafërsisht 1.550 km.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Tragjedi në finalet e ATP, vdesin dy spektatorë

Tragjedi në finalet e ATP, vdesin dy spektatorë

10 November, 2025
Ngjela komenton thirrjen e SPAK për Berishën, për 21 Janarin: Revolta popullore nuk qëllohet me plumba

Ngjela komenton thirrjen e SPAK për Berishën, për 21 Janarin: Revolta popullore nuk qëllohet me plumba

10 November, 2025
Të mësosh më shumë për një foshnjë për ta bërë atë një ‘zotëri anglez’ – A ia vlen paratë?

Të mësosh më shumë për një foshnjë për ta bërë atë një ‘zotëri anglez’ – A ia vlen paratë?

10 November, 2025
Ish-presidenti francez Sarkozy lirohet nga burgu pas tre javësh

Ish-presidenti francez Sarkozy lirohet nga burgu pas tre javësh

10 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result