Ilyushin II-96-300, një avion i madh shtetëror rus me katër motorë i Skuadronit Ajror Special, u ngrit sot nga Vnukovo i Moskës në orën 10:05 me kohën lokale në drejtim të SHBA-ve.
Avioni fluturoi në veri për të shmangur hyrjen në hapësirën ajrore finlandeze dhe më pas iu drejtua Perëndimit në oqeanin Atlantik.
Në orën 20:08 me orën shqiptare ai u ul, pas më shumë se njëmbëdhjetë orë fluturimi në Uashington, ku askush nuk e priste.
Rruga është shfaqur në të gjitha programet e gjurmimit të fluturimeve dhe avioni është i modelit RA-96918.
Për të dhënë detaje mbi këtë fluturim të papritur në një kohë konfliktesh të brendshme për Putin me grupin Wagner dhe kur Ukraina ka nisur kundërofensivën, ka folur zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.
Ajo ka përjashtuar çdo kontakt apo negociata konfidenciale me administratën amerikane.
“Fluturimi u krye për të sjellë në shtëpi tre diplomatë nga Moska, të cilët janë urdhëruar nga Departamenti i Shtetit që të largohen nga SHBA. Nuk bëhet fjalë për dëbime, por për një skadim normal të vizave të qëndrimit të tre diplomatëve”, tha ajo.